Takimi i Kurtit me Mickoskin në Prishtinë ka kuptimin e konfederatës ekonomike në mes dy shteteve fqinje

Maqedonia

Takimi i Kurtit me Mickoskin në Prishtinë ka kuptimin e konfederatës ekonomike në mes dy shteteve fqinje

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 08:22
Sulejman Mehazi

Bashkimi i dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në Prishtinë japin shenja bashkëpunuese e koalicionuese të Kosovës me RMV-n për shkak problemeve të njëjta politike fqinjësore, me fjalë të tjera, bëhet një koalicion e bashkëpunim hallesh e brengash të njëjta, të Kosovës me Serbinë dhe Maqedonisë me Bullgarinë.

Duam apo s'duam ta pranojmë, e vërteta është se partia e Albin Kurtit, LVV-ja jo që është parti parlamentare në RMV, por është edhe pjesë e qeverisë së kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Kristian Mickoskit dhe kjo i jep të drejtë politike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të përkrah VMRO-n dhe VLEN-in që qeverisin RMV-në.

Problemi tjetër politik është, se kryeministri i Kosovës, Kurti në bashkëpunim me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Mickoskin kanë shkëputur shtatëshen e rrezikshme korruptive e mafioze të Ballkanit të Hapur: Vuçiq-Rama- Ahmeti - Thaçi Mustafa-Haradinaj-Radojçiq.

E mira e takimit të dy liderëve të RMV-s dhe Kosovës do të ishte që dy shtetet fqinje Kosovë-RMV të bënin një konfederatë politike, mbrojtëse, ekonomike, kulturore e gjuhësore në mes njëra tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat