Dënohen me burg disa persona nga Velesi, kanë përdhunuar një vajzë 14-vjeçare

Maqedonia

Dënohen me burg disa persona nga Velesi, kanë përdhunuar një vajzë 14-vjeçare

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Gjykata Themelore Penale sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj trembëdhjetëve nga Velesi të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare.

Gjykata i shpalli fajtorë të akuzuarit, të gjithë janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“S.D. është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, D.S., dhe D.N. janë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, T.I., S.N. ka marrë dënim me burg prej 4 vjetësh, A.F., B.F., A.Z., T.L., R.V., janë dënuar me burgim me 1 vit e 6 muaj, K.T., me 1 vit e 3 muaj burgim, kurse i akuzuari B.K. është dënuar me 2 vjet burgim me kusht, i cili nuk do të zbatohet nëse në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale si masë e mbikëqyrjes mbrojtëse.

Personat e dënuar janë të obliguar t’i kompensojnë shpenzimet gjyqësore për procedurën si dhe shpenzimet për përfaqësimin e të akuzuarit.

Njëkohësisht, gjykata caktoi arrest shtëpiak për pesë personat e parë të dënuar deri në përfundimin e procedurës.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në janar të këtij viti ka njoftuar rastin, në të cilin i dyshuari i parë, 25-vjeçari nga Velesi, nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 dhe gjatë vitit 2022, duke përdorur kërcënime ndaj fëmijës-viktimë, u mundësoi të dyshuarve të tjerë dhe personave të tjerë të panjohur të kryejnë akte seksuale me viktimën. Këto akte përfshinin aktivitete seksuale, shfrytëzim seksual dhe pornografi.

Sipas prokurorisë, i dyshuari i parë ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetëvjeçare përmes aplikacionit “Instagram” dhe e ka mashtruar se do të fillonin një lidhje dashurie. Në takimin e parë është bërë material pornografik, të cilin më pas e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar viktimën të vijë në takime të tjera.

Argëtimet janë zhvilluar në banesa në disa lokacione në Veles, ku kanë marrë pjesë shumë persona të cilët fillimisht kanë konsumuar drogë dhe alkool, e më pas kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat