Begaj-Taravari: Nevojitet ndërtimi i shpejtë i korridorit 8

Maqedonia

Begaj-Taravari: Nevojitet ndërtimi i shpejtë i korridorit 8

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:50
Foto nga takimi

Taravari në Shqipëri, takim me presidentin Begaj, e uron për hapjen e negociatave me BE-në

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sot ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe një delegacion nga ASH-ja, pata kënaqësinë të takoja Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në një atmosferë vëllazërore dhe bashkëpunuese.

E përgëzuam Presidentin për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe shprehëm dëshirën që rrugët tona të bashkohen sa më parë në këtë proces jetik për vendet dhe popujt tanë”.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët.

“Në fokus ishte infrastruktura dhe përmbyllja sa më e shpejtë e Korridorit 8, si një hap i rëndësishëm drejt sigurisë së përbashkët, zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat