Buxheti 2025, Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet

Maqedonia

Buxheti 2025, Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 21:31
Kuvendi i RMV-së

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet ka vazhduar sot debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Deputeti Sali Murat dorëzoi një grup amendamentesh me kërkesë për sigurimin e mjeteve financiare prej 11 milionë denarë për forcimin e kapaciteteve institucionale të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi me kërkesën për punësime të reja në institucion për të pasur rezultate të duhura.

Murati në sqarimin rreth amendamenteve të dorëzuara, theksoi se është një institucion i rëndësishëm kushtetues, ku pastaj foli për dimensionin ndërkombëtar si dhe se bëhet fjalë për përforcim të kuadrove të nëpëunësve në Komision në drejtim të përmbushjes së kritereve për integrim euroatlantik.

“Me miratimin e mjeteve sigurojmë ulje të kohës së procedimit të çështjeve, rritje të përqindjes së çështjeve të zgjidhura, dhënien e njoftimeve të specifikuara për lloje të ndryshme diskriminimi… Do të sigurohet edhe disponueshmëria e përshtatshme territoriale e institucionit për qytetarët, veçanërisht në zonat rurale”, tha ai.

Mjetet e duhura që synojnë shkurtimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore në rastet e diskriminimit, siç tha ai, vetvetiu mund të parandalojnë derdhjen e gjysmë milioni eurove që e arsyeton edhe më tej kërkesën për miratimin e amendamenteve.

“Tetëdhjetë për qind e qytetarëve as që e dinë se ekziston një institucion që i mbron nga diskriminimi. Qytetari nuk e di që sistemi është i padrejtë. Investimi në këtë Komision do të forcojë besimin mes bashkësive që është një përfitim evropian”, tha ndër të tjera Murati.

Në replikën e saj, deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE potencoi se nuk ka diskriminim ndaj përfaqësuesve të bashkësive turke në vend, për çka si konstatim potencoi faktin se Murat ka qenë gjyqtar, madje edhe kryetar në Gjykatën Kushtetuese.

Për vërejtjet e Muratit për përfaqësimin joadekuat të pjesëtarëve të bashkësisë etnike turke në pushtetin aktual, ajo theksoi se opozita aktuale ishte kategorikisht kundër një njësie zgjedhore.

Nuk është pranuar amandamenti i parashtruar nga një grup deputetësh të LSDM-së, për caktimin e mjeteve shtesë për pjesëtarët e forcave të sigurisë, në përputhje me dispozitat e parashikuara në propozim ligjin për të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe “branitellave” që veçmë është në procedurë parlamentare.

Komisioni miratoi amandamentin e dorëzuar nga deputetët Antonio Milloshoski dhe Afrim Gashi për ridestinimin e mjeteve financiare për nevojat e funksionimit të Kanalit parlamentar të siguruara përmes një donacioi nga Zvicra.

Ndryshe, në propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente, prej të cilave 204 janë të LSDM-së opozitare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat