Janevska: Mbështes protestën e studentëve për transportin publik

Maqedonia

Janevska: Mbështes protestën e studentëve për transportin publik

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:07
Vesna Janevska

Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në ditarin elektronik nuk ka dallim të madh në mungesë të pajustifikuar në këtë periudhë në krahasim me vitin e kaluar, tha ministrja Vesna Janevska.

Ajo apeloi deri te autoritetet e qytetit që urgjentisht ta zgjidhin problemin me transportin publik në Shkup.

“Mendoj se prindërit dhe fëmijët po bëjnë gjithçka që munden për t’u organizuar, por edhe mësuesit e kuptojnë atë që po ndodh.

Situata është shumë e keqe dhe është turp në kryeqytet t’u mohohet e drejta e studentëve për të marrë një arsim adekuat e cila është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

Unë sinqerisht shpresoj se do të gjendet një zgjidhje sepse është e papranueshme që të gjitha përpjekjet që po bëjmë për cilësinë e arsimit të parandalohen për shkak të çorganizimit të autoriteteve të qytetit.

Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta marrin seriozisht situatën dhe do të gjejnë zgjidhje të menjëhershme”, shtoi Janevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat