Incident mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin

Maqedonia

Incident mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:22
Incidenti ka ndodhur në mes kryetarit të “Majtës” Dimitar Apasiev dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka ndodhur një incident në mes deputetëve.

Incidenti ka ndodhur në mes kryetarit të “Majtës” Dimitar Apasiev dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Sigurimi dhe disa deputetë kanë penguar një konfrontim fizik të liderit të së majtës, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së në seancën e Kuvendit për pyetje deputetësh të opozitës.

“Mos më ndërhyni në familjen time, e shihni që më shahet motra”, ka bërtitur Apasiev deputetëve duke i sharë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për të mos eskaluar incidentin verbal në fizik, ka thirrur sigurimin që të ndërhyjë dhe të japë 10 minuta pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat