Deputetët nuk votojnë propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale

Maqedonia

Deputetët nuk votojnë propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:49
Kuvendi

Propozim ligjet e LSDM-së për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë nuk ka marrë miratimin e deputetëve në Kuvend.

Propozimi i parë për rritjen e pagës minimale mori vetëm 13 vota “PËR”, kurse propozimi i dytë për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë morri vetëm 9 vota. Për Nikolla Micevski veprimet e LSDM-së janë qesharake sepse propozimet e vet partisë nuk kanë ardhur ti mbështesin as deputetët e vet LSDM-së.

E pas votimit, Spasovski kishte një problem me Gashin.

Se nuk do ta mbështesin propozimin për rritjen e pagave dhe heqjen e TVSH-së OBRM-PDUKM-ja kishte paralajmëruar nga momentin i parë kur LSDM-ja kishte paralajmëruar këto propozim ligje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat