Qeveria do t’i huazojë naftë Bashkisë së Shkupit, pritet rikthimi i autobusëve në qarkullim

Maqedonia

Qeveria do t’i huazojë naftë Bashkisë së Shkupit, pritet rikthimi i autobusëve në qarkullim

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi-Azizi, ka njoftuar se Qeveria ka mbajtur diskutim të jashtëzakonshëm për shkak të mungesës së energjisë për transport publik në territorin e Qytetit të Shkupit, ku është konstatuar gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik.

Ajo njoftoi se është marrë vendim me të cilin konstatohet ekzistimi i gjendjes krize në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike në treg.

“Me këtë mundësohet që t’i huazohen Qytetit të Shkupit pjesë të rezervave të naftës në vend. Byroja e Prokurimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zbatimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivatit të nevojshëm për qytetin e Shkupit”.

“Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë në funksionimin e ndërmarrjes së transportit publik të qytetit”, tha Venera Latifi-Azizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat