Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, pasdite në pjesët perëndimore do të jetë më i rrëmbyeshëm (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h).
Reshjet pritet të shndërrohen në borë në zonat malore, ndërsa pritet të formohet shtresë bore.
Gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje bore në disa vende më të ulëta ku do të krijohet një shtresë më e hollë e borës, bëri të ditur DPHM.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me mjegull nëpër lugina.