Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Maqedonia

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 12:10
Ali Ahmeti

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e të drejtave të shqiptarëve sidomos të gjuhës shqipe, por mbi të gjitha siç tha ai, shqetësimet për Qeverinë pa legjitimitet të shqiptarëve.

“Unë nuk ia kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti tha se politika nacionaliste e OBRM-PDUKM-së nuk është në favor të dy komuniteve më të mëdha në vend.

Ai përsëriti se e vetmja alternativë për vendin është partneriteti i fuqishëm me SHBA-të dhe rrugëtimi evropian. Në këtë rrugë, siç u shpreh, ishte zhgënjyer nga oponentët shqiptar politik.

“Janë dy fjali – nuk ka partneritet me parti politike e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe nuk e vazhdon rrugën euroatlantike. Janë hedhë firmat, Arben Taravari, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti. E mohuan! Të paktën bëhu burrë e mos gënje thuaj “Po e nënshkruam por na pëlqeu dhe shkuam të realizojmë një qëlim”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti dhe BDI nëpër diasporë vazhdojnë edhe me takime tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat