Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri në sezonin e ardhshëm të verës apo të vjeshtës në vend të ketë 100 deri 120 autobusë të rinj elektrikë, të cilët do të qarkullojnë në transportin urban publik në qytetet, të cilat kanë organizuar transport të tillë.
“Në këtë moment e skenojmë tregun dhe analizojmë për çfarë periudhe më të shkurtë mund të arrijnë mes 100 dhe 120 autobusë, e njëkohësisht edhe mënyra e pagesës të jetë me një grejs periudhë të caktuar dhe në disa këste vjetore, që të mos bëhet barrë e likuiditetit të Buxhetit. Pastaj kjo do të dërgohej deri te të gjitha komunat, të cilat kanë transport të organizuar urban, së bashku me infrastrukturën shoqëruese, siç janë mbushësit për autobusë elektrikë, për të cilat kemi llogaritur se do të nevojiten rreth 50-të”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes pas lëshimit në përdorim të sallës së re sportive në SHKF “Shën Naumi i Ohrit” në lagjen Bullaçan.
Ai theksoi se pjesa më e madhe e autobusëve elektrikë do të ishin të dedikuara për Qytetin e Shkupit.
Për problemin me mungesën e naftës, për të cilin shkak NQP Shkup dy ditë ka pasur transport të reduktuar, tha se Qyteti i Shkupit është ai që menaxhon me Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik dhe shtoi se si Qeveri atë që duhej, tashmë e kanë bërë.
“NQP-së Shkup i dhamë 250 tonë naftë hua. Përmes Byrosë për furnizime publike është arritur marrëveshje që të ndiqet kërkesa e Qytetit të Shkupit për furnizim publik me rrugë të negociimit. Tani pres të konsolidohen. Për gjithçka tjetër, nëse vlerësojnë se duhet grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së ta përkrah, pres të thirren dhe të sqarohen politikat e Qytetit të Shkupit”, tha Mickoski.