MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur

Maqedonia

MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Nëntë migrantë, prej të cilëve katër të mitur, janë gjetur mbrëmë nga policia në automjetin “BMV” me targa të Shkupit, në afërsi të fshatit Tabanoc.

Pesë migrantë nga Siria janë gjetur edhe në fshatin Reçicë.

Më 23.11.2024 rreth orës 20:30 në magjistralen ‘Miqësia’ në afërsi të fshatit Tabanoc, nga ana e Njësisë mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për punë kufitare dhe migracione, është ndalur automjeti ‘BMV’ me targa të Shkupit, në pronësi të. J.R nga fshati Studeniçan, ku janë transportuar migrantë. Shoferi është arratisur, ndërsa në automjet janë gjetur nëntë migrantë, katër prej tyre të mitur”, thuhet në kumtesën e policisë.

Gjashtë nga emigrantët ishin nga Siria, ndërsa nga një nga Irani, Iraku dhe Palestina. Ata janë dërguar në Qendrën transitore në Tabanoc dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Në buletinin policor thuhet se mbrëmë në ora 20:15 në fshatin Reçicë të Kumanovës, zyrtarët policorë nga DPB Kumanovë kanë gjetur pesë persona, migrantë nga Siria. Personat janë transferuar në Qendrën transitore “Tabanoc” për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat