Postat e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave

Maqedonia

Postat e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 20:37
Postat e Maqedonisë

Bilanci financiar i postave të Maqedonisë ndër vite funskionon me humbje dhe atë në shuma jo më të vogla se dy apo 3 milion euro cdo vit të paktën 5 vitet e fundit. Kryetari I sindikatës së Postës së Maqedonisë Boro Veligdenov thotë se ka shumë faktor që kanë çuar në përkeqësimin e këtij institucioni por më të theksuarat janë shkatërrimi i sistemit , numri i ulët i të punësuarve , pagat e ulëta dhe politikat kadrovike.

Nga sindikati presin angazhimin e qeverisë për të kthyer postën në një institucion fitimprurës.

“Duhet që qeveria të merr masa dhe të krijojmë reforma por dhe strategji për pozicionimin e postës së Maqedonisë pasi që kemi mbi 300 pika në mbarë vendin dhe kapacitet të punësuarve . Sistematizimi që kërkojmë të bëhet është që të ritet numri i të punësuarve dhe të rritet efikasiteti”, u shpreh kryetari i sindikatit te postave Boro Veligdenov.

Që nga përkeqësimi i gjendjes financiare në postat e Maqedonisë edhe qytetarët vazhdimisht kanë shprehur revoltën e tyre për mos marrjen e shërbimeve në kohë. Ata për biznes plus thonë se cdo porosi vonohet, nuk kanë përgjigje për dërgesat e tyre madje në të shumtën e rasteve rezultojnë dhe të jenë të humbura.

“Nga viti në vit përkeqësohen shërbimet, vonojnë dërgesat I humbin të njejtat dhe nuk kanë përgjigje për këto anomali, thonë se ka pak të punësuar”, theksoi qytetari.

“Faturat as që na vijnë por ku është problem nuk e di . Edhe dërgesat nuk arrijnë në kohë duhet fizikisht të shkosh dhe të marrësh dërgesën. Momentalisht jam duke shkuar të paguaj faturën e ujit në ujësjellës pasi që posta nuk ma sjell faturën në shtëpi”, u shpreh qytetari.

Qytetarët ankohen se dërgesat nuk vijnë me kohë, Kurtishi: Mbi 100 të punësuar s’kan shkuar në punë

Drejtori i postës së Maqedonisë thotë se pagat nuk I rrisin drejtoret por Marreveshjet menaxheriale, këshilli mbykqyrës bashkë me qeverinë, ministrin përkatëse dhe me revizionin. Ai gjithashtu thotë se në postat e Maqedonisë ka pasur mbi 100 të punësuar që nuk kanë shkuar në punë madje dhe prej atyre që janë jasht shtetit dhe figurojnë të punësuar.

“Posta në bazë mujore gjeneron të ardhura prej 80 deri 110 mln denarë që jane te majftueshme per funksionimin e postës , 80 përqind shkojnë për rrogat e puntorëve. Dhe pjesa tjetër per borxhet e akumuluara. Në vendim të qeverisë në vitin 2017 kur vjen në pushtet LSDM sjell dy vendime të dëmshme për postën. Kemi hasur listë ku pas dy mujorshit të parë numri i atyre qe nuk vinin në punë ishte 100 dhe pastaj kur kemi dal ne media që do ti largojm kanë filluar të vijnë në punë por ka edhe nga ata që janë jashtë shtetit dhe figurojnë të puënsuar”, theksoi drejtori i postës së Maqedonisë Orhan Kurtishi.

Aktualisht posta e Maqedonisë ka 1600 të punësuar dhe 250 të punësuar me kontratë. 60 përqind e të punësuarve janë të moshës mbi 57 vjet, ndërsa 80 përqind e të punësuarve marrinë pagë minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat