Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve

Maqedonia

Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (24.11.2024) në ora 10:00 në fshatin Romanovcë të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin K.S (30) nga fshati Romanovcë.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit 9 mm”.

“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Rasti vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat