MPB Maqedoni njofton se sot (25.11.2024) në ora 04:00 në afërsi të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje dhe Kontroll Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria personin T.N.J. nga Republika e Turqisë.
“Gjatë kontrollit në automjetin Dacia Duster me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 15 emigrantë.
Prej të cilëve gjashtë të mitur”.
“Emigrantët janë vendosur në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.