Kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Kulturës, e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi gjysmë milion euro

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Kulturës, e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi gjysmë milion euro

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 14:54
Hysni Ismaili

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Kulturës Hysni Ismaili, për shkak të dyshimeve për punë të papërgjegjshme gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Nga Policia Financiare thonë se Ismaili në cilësinë e ministrit më 24 korrik 2020 ka vepruar papërgjegjshëm në atë mënyrë që ka nënshkruar vendime dhe ka lidhur kontrata me persona juridikë dhe fizikë për financimin e projekteve në vlerë të përgjithshme prej 31.824.000 denarë, edhe pse ai ishte i vetëdijshëm se me ribalancimin e buxhetit të qeverisë nga 15 maji i të njëjtit vit mungojnë burimet financiare për detyrimet aktuale të ndërmarra tashmë në lidhje me tenderët vjetorë për financimin e projekteve.

Me këtë, ish-ministri në bazë të aktvendimeve të nënshkruara dhe marrëveshjeve të lidhura i ka shkaktuar dëm buxhetit të Ministrisë së Kulturës në shumë prej 31.824.000 denarë ose 517.196 euro.

Ismaili e mbajti postin ministror për një vit, dhe vinte nga radhët e partisë politike Alternativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat