Andonovski: Vitin e ardhshëm do të kemi një projektligj për sigurinë kibernetike

Maqedonia

Andonovski: Vitin e ardhshëm do të kemi një projektligj për sigurinë kibernetike

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 16:49
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mori pjesë në takimin e parë të grupit punues për përgatitjen e ligjit të parë për sigurinë e sistemeve të informacionit dhe komunikimit, ose më mirë i njohur si ligji për sigurinë kibernetike.

Andonovski tha se ky ligj është duke u punuar dhe duhet të hyjë në procedurë qeveritare në fund të janarit 2025.

“Deri në janar të vitit 2025 do të kemi një draft të këtij ligji.

Të cilin do ta ndajmë me opinionin, do ta publikojmë në ENER dhe do të mbledhim opinione, do të bëjmë një debat publik dhe pritshmëria është që në shkurt të ta kenë tekstin e përfunduar të ligjit në Kuvend”, tha Andonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat