Mexhiti: 6 autobusët ekologjik do të mbërrijnë brenda javës

Maqedonia

Mexhiti: 6 autobusët ekologjik do të mbërrijnë brenda javës

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ministri i Ambientit Izet Mexhiti rikonfirmoi mbërritjen e 6 autobusëve ekologjikë brenda ditësh. Sipas Mexhitit autobusët janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe do të funksionojnë në kuadër të transportit publik në kryeqytet.

Ndërkohë kryeministri Mickoski hapjen e tenderit për blerjen e rreth 120 autobusëve për komunat që kanë transport të organizuar publik, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Autobusët, sipas kryeministrit, do të ndikojnë në uljen e ndotjes së ajrit ndërsa me një mbushje elektrike do të mund të qarkullojnë rreth 350 deri në 400 kilometra.

“Transportit Publik, nesër apo pasnesër do të ketë një donacion së bashku me Unionin Evropian, gjashtë autobusë elektrik për qytetin e Shkupit apo për NQP-në të cilën e ndihmuam edhe me naftë nga rezervat e naftës dhe po shqyrtojmë në qeveri që këto ditë Qeveria të siguron deri në 120 autobusë elektrik që do të shpërndahen për transportin publik në komunat urbane”.

“Deri në 120 autobusë por jo vetëm për qytetin e Shkupit, një pjesë e madhe do të përfundojnë në Shkup por edhe në komunat tjera në të gjithë Maqedoninë ku kanë transport publik të organizuar transport publik. Do të ishte jo e drejtë që të jenë vetëm për Shkupin sepse edhe komunat tjera kanë transport të organizuar publik. Nëse marrim 120, do të jetë në proporcion, 70/50 apo 80/40. Bëhet fjalë për autobusë ekologjik – elektrik së bashku me 50 vende për mbushje dhe së bashku me të gjithë pajisjet për mbushje”, tha Hrisijan Miskoski – Kryeministër i RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat