Në Maqedoni po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër

Maqedonia

Në Maqedoni po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 21:04
Ilustrim

Diagnostikimi i ngecjes së rritjes te fëmijët në vend është madje në moshën 11 dhe 12 vjeçare, ndërsa këtë më shpesh e zbulojnë prindërit e tyre. Për endokrinologët dhe Shoqatën Civile “Rast” është një fazë e vonuar.

Duke marrë parasysh faktin se vitet e fundit në Veles dhe në vend është rritur numri i rasteve të zbuluara të fëmijëve me shtat të shkurtër, gjegjësisht fëmijëve që kanë probleme me këtë lloj hormoni, organizata civile “Rast” dhe endokrinologët sot në Shtëpia Evropiane e Rinisë në Veles mbajti një ligjëratë edukative.

Me këtë ligjëratë njëherit u rinovua fushata për ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me shtat të shkurtër, e cila u ndërpre në vitin 2013, ndërsa tani organizatorët e fushatës morën mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryetari i Shoqatës civile “Rast”, Aleksandar Petkovski, informon se fatkeqësisht shkalla e fëmijëve të diagnostikuar me shtat të shkurtër në vend është e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat