Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar

Maqedonia

Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:54
Bujar Osmani

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu.

Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike.

”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ulleval në Oslo.

Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit.

#KirurgjiRobotike #TrajtimiiKancerit  #SpitaliUlleval”, shkruan ish-kryediplomati në facebook.

Bujar Osmani mban titullin specialist Kirurg në Kirurgji Digestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat