Qeveria ndan mjete financiare për ndërtimin e një parkingu shumëkatësh në afërsi të sheshit Skënderbeu

Maqedonia

Qeveria ndan mjete financiare për ndërtimin e një parkingu shumëkatësh në afërsi të sheshit Skënderbeu

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh në afërsi të sheshit “Skënderbeu” në Shkup. .

Projekti parashikon ndërtimin e 371 hapësirave të parkimit, të shpërndara në dy nivele nëntokësore në një sipërfaqe prej më shumë se 13 mijë metra katrorë.

Ky vendim është zyrtarizuar në seancën e sotme të rregullt të Qeverisë.

Sipas Mexhitit, ndërtimi i një projekti të tillë është veçanërisht i rëndësishëm për Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe komunën e Çairit. Marrja e lejes së ndërtimit është drejt përfundimit nga Ministria e Transporteve dhe aktivitetet ndërtimore duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat