Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh në afërsi të sheshit “Skënderbeu” në Shkup. .
Projekti parashikon ndërtimin e 371 hapësirave të parkimit, të shpërndara në dy nivele nëntokësore në një sipërfaqe prej më shumë se 13 mijë metra katrorë.
Ky vendim është zyrtarizuar në seancën e sotme të rregullt të Qeverisë.
Sipas Mexhitit, ndërtimi i një projekti të tillë është veçanërisht i rëndësishëm për Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe komunën e Çairit. Marrja e lejes së ndërtimit është drejt përfundimit nga Ministria e Transporteve dhe aktivitetet ndërtimore duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.