RMV zgjidhet anëtare në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike

Maqedonia

RMV zgjidhet anëtare në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Gjatë sesionit të 29-të të Konferencës, Republika e Maqedonisë së Veriut, sot është rizgjedhur me sukses anëtare e Këshillit ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike (OPCW) në periudhën e viteve (2025–2027).

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftuan se në votimin, që është mbajtur sot në Hagë, kandidatura e RMV-së ka fituar 86 vota, në konkurrencë me tre shtete për dy vende të lira.

Ministri Mucunski, thuhet në komunikatë, ka theksuar se kjo rizgjedhje është konfirmim i përkushtimit të vendit në përpjekjet globale për çarmatosjen dhe shkatërrimin e armëve kimike, si dhe rolin tonë aktiv në mbështetjen e qëllimeve dhe parimeve të Organizatës.

“Në periudhën e ardhshme mbetemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe zbatimin e Konventës për ndalimin e armëve kimike”, përfundoi në njoftimin e tij ministri Mucuski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat