LSDM: Mickoski të ndalojë partizimin e administratës publike

Maqedonia

LSDM: Mickoski të ndalojë partizimin e administratës publike

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 12:05
LSDM

Nga LSDM thonë se sot administrata është shndërruar në shoqëri aksionare për punësimin e kuadrove partiake të OBRM-PDUKM-së.

“Deklaratat e Mickoskit për “administratë të depolitizuar dhe profesionale” nuk janë gjë tjetër veçse fjalë boshe që janë krejtësisht në kundërshtim me realitetin e krijuar nga qeveria e tij. Kjo është një tjetër përpjekje absurde për të paraqitur një realitet të rremë, ndërkohë që qytetarët janë dëshmitarë të një partishmërie dhe abuzimi të paprecedentë të administratës publike.

Sot administrata është shndërruar në shoqëri aksionare për punësimin e kuadrove partiake. Mickoski në vend të kuadrove kompetente dhe profesionale për gjashtë muaj i degradoi profesionistët dhe emëroi njerëz pa kompetenca dhe njohuri dhe si kualifikim kanë vetëm teserën e partisë OBRM-PDUKM.

Deri më tani kemi parë shkelje sistematike të procedurave, emërimin e tre zëvendësdrejtorëve në Dogana, emërimin e drejtorit të kundërligjshëm të ASK-së, emërimin e drejtuesve pa kualifikime përkatëse. Administrata publike është bërë rob i OBRM-PDUKM-së dhe qytetarët janë lënë të përballen me shërbime të ngadalta, kaos dhe mosfunksionim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se Mickoski duhet të ndalë manipulimet dhe partizanizmin. Administrata publike duhet të jetë shërbim për qytetarët, jo mjet për interesat partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat