Mickoski: Qeveria dhe FSSH po shqyrtojnë mundësitë financiare për të rritur kapitacionin për mjekët amë

Maqedonia

Mickoski: Qeveria dhe FSSH po shqyrtojnë mundësitë financiare për të rritur kapitacionin për mjekët amë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 18:10
Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në fillimin e fazës së tretë të ciklit investues të kompanisë gjermane “KOSTAL” Maqedoni në Komunën e Ohrit.

Pas ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë se çfarë konkretisht bisedohet me mjekët amë dhe nëse është e mundur të pritet rritje e kapitacionit, duke pasur parasysh se Qeveria, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor, është në komunikim intensiv me ta gjatë kësaj periudhe, ai tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë.

“Po, bisedohet, po shqyrtohen të gjitha mundësitë, shqyrtohen mundësitë financiare në buxhetin e Fondit, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe për shumë çështje të tjera për të cilat kemi gjetur zgjidhje, jam i bindur se edhe për këtë do të gjejmë një zgjidhje shumë shpejt”.

“Hap pas hapi, për më pak se pesë muaj kemi zgjidhur çështje që kanë qenë problem prej dekadash, prandaj edhe këtë do ta zgjidhim. Mendoj se në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, edhe për këtë do të gjendet zgjidhje. Por, të jemi të durueshëm dhe të ecim përpara, gradualisht drejt një zgjidhjeje përfundimtare”, shpjegoi kryeministri Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat