Kuvendi i RMV-së sot do të mbajë seancën e 21-të, në rend dite të së cilës janë edhe pyetjet parlamentare.
Seanca për pyetjet e deputetëve zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores së re të Punës, këtë muaj ka pasur edhe seancë për çështje parlamentare më 21 nëntor dhe ka zgjatur dy orë.
Kuvendi më pas bëri me dije se mbajtja e kësaj seance me pyetje parlamentare është në përputhje me nenin 42 të Rregullores së Punës të miratuar në vitin 2023, e cila fillon të zbatohet nga ky mandat.