LSDM: Sulmet e pafrytshme të OBRM-PDUKM-së janë dëshmi e nervozizmit dhe frikës së tyre nga ndryshimet në LSDM

Maqedonia

LSDM: Sulmet e pafrytshme të OBRM-PDUKM-së janë dëshmi e nervozizmit dhe frikës së tyre nga ndryshimet në LSDM

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 09:59
LSDM

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për t’i paraqitur kuadrot e reja të LSDM-së si të vjetër dhe të shpenzuar nuk janë gjë tjetër veçse një sulm i kotë që pasqyron frikën e tyre nga ndryshimet reale që po ndodhin në LSDM”.

Nga LSDM thonë se me këtë lloj retorikë, partia në pushtet tregon edhe një herë se është e paaftë për të ofruar zgjidhje për problemet e qytetarëve.

“Zgjedhja e kryesisë së re të LSDM-së është dëshmi e freskim, energji të re dhe vizion të fortë për të ardhmen. Po flasim për profesionistë me integritet, që nuk kanë bagazh politik dhe që përfaqësojnë socialdemokracinë moderne. Sulmet e OBRM-PDUKM-së vetëm sa konfirmojnë nervozizmin e tyre para se ky hap i fortë dhe vendimtar i LSDM-së të hedhë themelet për një veprim të ri politik më të fuqishëm”.

“Sulmet e tilla janë përpjekje e pasuksesshme për diskreditimin e një procesi demokratik dhe transparent, përmes të cilit LSDM zgjodhi një lidership të gatshëm për të rikthyer vlerat e partisë dhe besimin e qytetarëve. Në vend që të merret me skandalet, dështimet dhe paaftësinë e tyre në drejtimin e vendit, OBRM-PDUKM po përpiqet të manipulojë publikun me pretendime të dobëta dhe të pavërteta”.

“LSDM do të vazhdojë të ndërtojë një parti të re dhe progresive, e cila do të jetë afër anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përpjekjet e dëshpëruara të OBRM-PDUKME-së për të prishur këtë proces”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat