Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit duke thënë që liria nuk është një destinacion, por rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.
“Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë, Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.
Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet t’i ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm. Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Ahmeti në urimin e tij.
Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500-vjeçare të popullit shqiptar nga Perandoria Osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.