Nikolloski: Pala bullgare të marrë guximin që të mbahet takimi i tretë për ndërtimin e hekurudhës

Maqedonia

Nikolloski: Pala bullgare të marrë guximin që të mbahet takimi i tretë për ndërtimin e hekurudhës

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 15:33
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot në përgjigjen e pyetjes së deputetëve i bëri thirrje palës bullgare që “të inkurajojë mbajtjen e takimit të tretë që ishte planifikuar për këtë javë për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të LSDM-së Mitko Trajçullovski nëse qëllimisht po vonohet ndërtimi i pjesës hekurudhore të Korridorit 8 dhe dhënien prioritet Korridorit 10, Nikolloski tha se rehabilitimi dhe rikonstruksioni i parë i hekurudhës së Korridorit 10 është absolutisht i nevojshëm dhe se sigurisht vizioni i madh është një hekurudhë e shpejtë e cila do të funksiononte me 200 kilometra në orë në qarkullimin e udhëtarëve dhe 120 në qarkullimin e mallrave.

“Kjo, sipas meje do të ishte shfrytëzimi i pozicionit strategjik të Maqedonisë. Ndërkohë që po e bëjmë këtë, po punojmë edhe në Korridorin 8 ku janë tre pjesë”, tha Nikolloski. Pjesa e parë e hekurudhës Kumanovë- Beljakovc është e gjatë 31 kilometra paralajmëroi se do të përfundojë deri në fund të vitit. Për pjesën e dytë, nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, potencoi se aktivitetet po zhvillohen ngadalë dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë.

“Arsyeja është kontraktuesi janë ndërtuar gjithsej 27.3 për qind, ndërsa afati është në tetor të vitit 2026. I bëj thirrje Prokurorisë të hulumtojë se si është zgjedhur kompania Gjulermak, nëse është manipuluar gjatësia e shinave dhe mënyra e montimit dhe kështu është refuzuar konkursi. Për këtë kam dorëzuar edhe raport në PP si dhe raporte të revizionit, por deri më tani nuk është bërë asgjë”, tha ministri i Transportit.

Në lidhje me fazën e tretë, kumtoi se pala bullgare ka kërkuar që takimi i planifikuar për këtë javë të shtyhet për javën e ardhshme.

“Unë pres që ata të marrin guximin për të mbajtur takimin e tretë për të cilin është rënë dakord, një në Bruksel, një në Sofje. Është dashur të jetë në Shkup këtë javë, tani po e kërkojnë tjetrën dhe tjetrën. Le të marrin guxim, le të vijnë ta mbyllin këtë temë dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje, sepse argumentet tona janë të qarta dhe ato qëndrojnë – çmimi duhet rishikuar, sepse është e pamundur që 560 milionë euro të kushtojnë ndërtimi i një hekurudhe me elektrifikim, duhet të ketë një projektim të përbashkët të tunelit potencial që duhet të lidhë dy vendet dhe ata të kryejnë pjesën e tyre të punës, pra të lidhen me kufirin”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat