Ambasadori i BE-së, Rokas: Pres që këtë herë BE-ja të jetë në gjendje të japë rezultate me dinamikë të përshpejtuar

Maqedonia

Ambasadori i BE-së, Rokas: Pres që këtë herë BE-ja të jetë në gjendje të japë rezultate me dinamikë të përshpejtuar

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 16:50
Michalis Rokas.

Duhet të prisni shumë punë nga përbërja e re e Komisionit Evropian, tha sot kreu i Delegacionit të BE-së në RMV, Michalis Rokas.

Në një konferencë për media në Manastir, ambasadori Rokas theksoi se pret që Bashkimi Evropian këtë herë të jetë në gjendje të japë rezultate me dinamikë të përshpejtuar.

“Duhet të prisni shumë punë nga përbërja e re e Komisionit Evropian. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është një prioritet kryesor për vetë Bashkimin Evropian. Si dëshmi apo provë e këtij prioriteti kryesor është se kemi një komisioner për zgjerim dhe kemi edhe një drejtor politik që mban detyrën e zgjerimit. Pra, ne i kemi në dispozicion të gjitha mjetet dhe duhet t’i vëmë në veprim që në ditën e parë të punës së përbërjes së re të Komisionit Evropian. Ne si Delegacion i BE-së, së bashku me ekipin tim dhe të gjithë anëtarët e tjerë të BE-së të pranishëm këtu, mbetemi të përkushtuar për përparim në mënyrë që të mund të përdorim të gjitha mundësitë që ofron BE-ja.

Ne kemi në dispozicion mekanizma të ndryshëm financiarë, si Plani i Rritjes i Komisionit Evropian dhe gjithashtu agjenda e reformave të vetë Qeverisë. Unë pres që ne, si BE, të jemi në gjendje të japim rezultate me një ritëm shumë të përshpejtuar këtë herë”, tha Rokas.

Shefi i Delegacionit të BE-së në vend sot vizitoi Komunën e Manastirit dhe institucionet tjera në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat