Zyrtarë Europianë: Presim që RMV t’i kryejë detyrat, nuk besojnë se Bullgaria do të bllokojë pas ndryshimeve Kushtetuese

Maqedonia

Zyrtarë Europianë: Presim që RMV t’i kryejë detyrat, nuk besojnë se Bullgaria do të bllokojë pas ndryshimeve Kushtetuese

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Kur themi se zgjerimi është në agjendën tonë, nuk e themi vetëm si slogan por po flasim për plane konkrete, kështu u shprehën zyrtarët e institucioneve europiane në Bruksel, në brifing me gazetarët, por duke mos pranuar që të citohen.

Në këtë drejtim, burimet e BE-së, përcjell “TV21” thonë se po mendohet për një zgjidhje kreative, por tani për tani nuk dhanë detaje.

Megjithatë zgjidhja kreative që po kërkohet është të jepen siguri për RMV-në, kurse ndryshimet kushtetuese mbeten obligim që duhet të kryhet. Edhe nëse do të kishte ndonjë përbërje tjetër qeveritare që do të vinte në krye të shtetit bullgar, nuk besoj se do të kishin mendim ndryshe ose do të distancoheshin nga kërkesa për ndryshimet kushtetuese.

Të pyetur nëse mund të ndikojnë në çështjen bilaterale me fqinjin tonë lindor, u shprehën se në këtë drejtim i kanë duart e lidhura, por nuk besojnë që pas futjes së bullgarëve në kushtetutë, do të ketë kërkesa tjera nga shteti fqinj.

Përvoja me Greqinë na bën të mendojmë se njëjtë edhe Bullgaria nuk do të parashtrojë pengesa shtesë. Kështu që vendet e rajonit, sidomos RMV-ja duhet ta shfrytëzojë këtë moment dhe të bëjnë detyrat, nuk duam që Maqedonia e Veriut të ngel prapa me sundimin e ligjit dhe luftën me korrupsionin, porositën zyrtarët europian. Në takimet e gazetarëve në Bruksel u fol për qeverinë aktuale, punën dhe transparencën e saj si dhe lirinë e shprehjes së mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat