Stojanovski: Do rriten çmimet për kilometër për autobusët privat në Shkup

Maqedonia

Stojanovski: Do rriten çmimet për kilometër për autobusët privat në Shkup

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Çmimi për kilometër do të rritet për kompanitë private.

Martin Stojanovski, këshilltar nga OBRM-PDUKM, pas takimit me transportuesit privatë, tha se janë pajtuar për rritjen e tarifës për kilometër të kaluar.

Tani ata do të paguhen 100 denarë për kilometër, ndonëse më parë merrnin nga 69 denarë. Për nesër është propozuar një seancë e jashtëzakonshme.

“Kolegët nga të gjitha grupet e këshilltarëve duhet ta përkrahin këtë propozim”, tha Stojanovski.

Ai thotë se nuk duhet të rritet çmimi për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat