Janev: Shërbimi ushtarak duhet të rikthehet, si anëtare e NATO-s jemi të detyruar të kemi një rezervë aktive

Maqedonia

Janev: Shërbimi ushtarak duhet të rikthehet, si anëtare e NATO-s jemi të detyruar të kemi një rezervë aktive

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 10:43
Ilustrim

Profesori Haxhi Janev thotë se nevojitet kthimi i shërbimit të detyruar ushtarak në Maqedoninë e Veriut.

Ai në “ClickPlus” tha se gjithnjë e më shumë vende të rajonit po marrin vendime për të rifutur shërbimin ushtarak.

Janev thotë se duhet të kthehet dhe se nuk është vetëm dimension i sigurisë por edhe social.

“Ne si vend anëtar i NATO-s jemi të detyruar të kemi një rezervë aktive. Ajo rezervë aktive tani nuk ekziston ose ekziston vetëm në letër. Kjo do të thotë që për të krijuar atë rezervë aktive, duke mësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë, aktualisht keni një hendek 18-19 vjet, që do të thotë se askush nuk ka kryer shërbimin ushtarak. Dhe tani pyetja është, kë do të rekrutoni? Si do ta rekrutoni?”, thotë Haxhi Janev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat