Kryetari i Komunës së Strumicës nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov ka kërkuar bashkimin e të gjitha partive maqedonase, siç thotë ai, në mbrojtje të dinjitetit dhe indit maqedonas.
Ai këtë reagim e ka bërë si shkak i përdhosjes së flamurit të RMV-së mbrëmë gjatë festës së 28 nëntorit në qytetin e Shkupit.
“Të bashkohemi të gjithë, OBRM-PDUKM, LSDM, PRED, PLD, përpara se të jetë shumë vonë. Absolutisht të gjithë. Nuk mund të lejojmë të shkatërrohet indi maqedonas, përderisa në Shkup po digjet dinjiteti maqedonas”, shkruan Kostadinovski.
Kujtojmë se për përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, Prokuroria Publike ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar mbrëmë.