“E majta jo vetëm që dënon incidentet dhe trazirat rreth mosrespektimit të flamurit maqedonas, jo vetëm kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Toshkovski, por rikujton edhe një herë platformën maqedonase, e cila ishte kusht themelor për çdo koalicion paszgjedhor me OBRM-PDUKM-në”, thonë nga E Majta.
“Incidentet e fundit konfirmojnë se pse qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk ka pranuar që platforma maqedonase të nënshkruhet nga partitë promaqedonase për të krijuar një konsensus kombëtar për të parandaluar shantazhet nga partitë e pakicës shqiptare.
Pikat e platformës maqedonase, të propozuar nga E Majta, duhet të jenë të paktën vija të kuqe për të gjitha partitë në vend, para të cilave nuk ka asnjë lëshim nëse duam të na mbetet diçka nga Maqedonia! Kujtojmë se pika e pestë e platformës maqedonase thotë: Ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së direkut me flamuj të shteteve të huaja (të mëdha) në vende publike për të frenuar irredentizmin, etnotribalizmin dhe nacional-shovinizmin, kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë mbi përdorimi korrekt i simboleve shtetërore (stema, flamuri dhe himni) nga autoritetet shtetërore, komunat dhe subjektet private gjatë të gjitha festimeve dhe manifestimeve, vendosja e detyrueshme vetëm e flamurit maqedonas në zyrat e zyrtarëve publikë.
Platforma maqedonase u ofrua nga E Majta për të ndalur shpërbërjen e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë dhe shndërrimin e saj në gjysmë-protektorat”, thonë nga E Majta.