Përdhosja e flamurit, Mexhiti: Kemi kërkuar masë disiplinore edhe për policin nga Kumanova

Maqedonia

Përdhosja e flamurit, Mexhiti: Kemi kërkuar masë disiplinore edhe për policin nga Kumanova

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 14:22
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se ashtu siç është vepruar ndaj atyre që kanë shkelur flamurin shtetëror, njejtë do të veprohet ndaj atyre që kanë shkelur flamurin shqiptar.

Mexhiti shtoi se kanë kërkuar masë disciplinore edhe për policin nga Kumanova, i cili largoi flamurin shqiptar nga një shtyllë.

“Asnjëri nuk do të merret në pyetje apo të përgjigjet për festimin apo ngritjen e flamurit kombëtar apo flamujve të tjerë, por do të kenë përgjegjësi gjithë ata të cilët kanë shkelur qoftë flamurin shtetëror, qoftë flamurin kombëtar.

Ashtu siç është vepruar ndaj atyre që e kanë shkelur flamurin shtetëror, njëjtë pra në Prilep veprohet edhe me ata që e kanë shkelur flamurin kombëtar shqiptar dhe po ashtu këtu kemi kërkuar që të ngritet masë disiplinore dhe të merren masa për përgjegjësi edhe për policin në Kumanovë, Darko, nuk di si e pati mbiemrin, i cili në vend se të mbajë rendin, është futur në diçka që nuk është në kompetenca të tij”, tha Mexhiti, i cili ftoi popullatën për qetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat