Mexhiti: Deri në vitin 2025 do të fillojnë punët ndërtimore për fazën e tretë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Maqedonia

Mexhiti: Deri në vitin 2025 do të fillojnë punët ndërtimore për fazën e tretë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 20:12
Izet Mexhiti

Deri në prill 2025 do të fillojnë punët ndërtimore për fazën e tretë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është me rëndësi të veçantë për tërë shtetin. Përderisa për fazën e tretë nga sheshi Skënderbeu ka vendim të ndërtohet parking nëntokësor për 400 automjete, që do ta zgjidhë problemin kryesor për Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe do ta rrumbullakësojë projektin shehsi Skënderbeu. Investimi i projektit është rreth 20 milionë euro. Me rëndësi është se Çarshia do të jetë më e kapshme për qytetarët dhe për turistët. Këtu ka 700 dyçane dhe janë kapacitet i rëndësishëm për shtetin dhe ekonominë”, tha zëvendëskryeministri.

Mexhiti theksoi se po punojnë në zgjidhjen e problemit me vend-parkimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Qeveria solli vendim ta zgjidhë problemin kryesor të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, dhe ai është parkimi. Njëherit, po punojmë në dy drejtime – së pari të lirohet parkingu deri te hotel Bushi ku ka parking për 100 automjete dhe i cili 30 vite nuk funksionon sepse është shndërruar në depo. Së bashku me ministrin e Kulturës dhe me drejtorin po punojmë që ai të lirohet dhe të ketë 100 vende të reja parkimi”, tha mexhiti. Deri në prill 2025 do të fillojnë punët ndërtimore për fazën e tretë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, paralajmëroi sot zëvendëskryeminsitri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat