Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova i dërgoi mesazh administratës në një konferencë për media nga Mali i Zi.
Sipas saj, nëse punësohen me librezën e partisë, nuk do të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por ndaj atyre që ju kanë punësuar.
“Nëse në administratë keni hyrë me librezën e partisë, nuk do jeni besnik ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por atyre që ju kanë punësuar.
Nuk i di numrat e saktë për Malin e Zi, por maqedonasit jane katastrofikë – nje eksod, nje eksod i më të zgjuarve, ata ikin se njihen menjeherë në deja vu të Evropës Perendimore“, thotë Siljanovska Davkova.