Ivanovski: Policia financiare do të hetojë lëndët që mbahen në sirtar

Maqedonia

Ivanovski: Policia financiare do të hetojë lëndët që mbahen në sirtar

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës Drejtori Sllobodan Ivanovski, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, paralajmëron që me ligj të vendoset një departament për kontroll të brendshëm për punën e inspektorëve.

“Burokracia të mbetet në nivelin minimal. Çdoherë kur do të zhvillojmë procedurë parahetimore dhe kur të dorëzojmë kërkesa për të dhëna nga organe tjera, të kemi qasje elektronike në ato institucione”, thotë për Radion Evropa e Lirë, u.d Drejtori i Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.

Sipas tij, ky institucion duhet të bëjë gjithçka që lëndët mos të ruhen nëpër sirtare. Por, nuk jep detaje se sa është praktikuar kjo dukuri dhe për cilët lëndë bëhet fjalë.

“Ende jemi duke hetuar këtë pjesë, për momentin kemi disa njohuri fillestare, por për shkak të hetimeve nuk do të prejudikoja se me çfarë rezultati do të përfundojë”, deklaroi Ivanovski.

Me urdhër të PTHP-së, Policia Financiare ka marrë dokumentet nga Byroja për furnizime publike për tendering e dyshimtë të shfuqizuar të Ndërmarrjes Publike të Transportit – Shkup lidhur me karburantet. Sipas Ivanovskit, për momentin hetohen dy tenderë.

“Është marrë dokumentacioni nga Byroja për furnizime publike. Presim dokumentacionin e Ndërmarrjes Publike të Transportit, është dorëzuar kërkesa në NPT dhe në bazë të kësaj do të konstatojmë, do të analizojmë dhe kontrollojmë se me çfarë parashtrese do të shkojmë në PTHP. Megjithatë, për këtë rast, nuk do të përjashtohen konsultimet me prokurorin publik”, tha Ivanovski.

Ivanovski tha se është normale se në këto lëndë do të dalin funksionarë aktual e të dikurshëm, por zotohet se Policia Financiare do të veprojë në mënyrë joselektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat