Fetai: Njerëzit që dogjën flamurin e RMV-së janë të afërt me BDI-në

Maqedonia

Fetai: Njerëzit që dogjën flamurin e RMV-së janë të afërt me BDI-në

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:18
Arben Fetai

Zëvendëskryeministri nga radhët e VLEN, Arben Fetai në lidhje me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar,tha se plani i BDI-së për destabilizim ka dështuar, pasi sipas tij njerëzit e arrestuar janë nga BDI.

Ai tha se fal efikasitetit dhe veprimit të shpejt të qeverisë, tashmë janë arrestuar 17 persona, ndërsa premtoi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat që janë të përfshirë.

“17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policor që e përdhosën flamurin shqiptar.

Ne e kemi siguruar edhe fotografi, që dëshmojnë se ata të ri që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të Artan Grubit, magnatit të kazionove”, tha Fetai duke treguar dy fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat