QRMK-Tetovë: Rruga drejt Kodrës së Diellit është pastruar, qytetarët i kanë veturat me goma të verës

Maqedonia

QRMK-Tetovë: Rruga drejt Kodrës së Diellit është pastruar, qytetarët i kanë veturat me goma të verës

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) në Tetovë thonë se janë të njoftuar me situatën e rrugës së bllokuar që të çon drejt Kodrës së Diellit.

Nga QRMK-Tetovë për rrëmujën fajësojnë qytetarët që në këtë rrugë janë nisur me goma të verës, ndërsa theksojnë se rruga është e pastruar.

“QRMK-Tetovë njofton se kanë kontaktuar S.P. “Kodra e Diellit”, ankuesin dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”. Ata kanë raportuar se veturat në Kodër të Diellit nuk janë bllokuar si pasojë e rrugëve të papastruara, por për shkak të qytetarëve të pakujdesshëm që kanë shkuar me goma verore drejt Kodrës së Diellit.

Rruga është e kalueshme, dy automjete janë duke e pastruar. Problemet krijohen nga njerëzit. Automjetet me goma dimërore lëvizin në rrugë pa asnjë problem. Në vendngjarje ndodhet patrulla e SP Kodra e Diellit”, thonë nga QRMK, duke shtuar se mund të krijohet tollovi edhe më vonë, gjatë periudhës kur veturat do të kthehen nga Kodra e Diellit për në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat