Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) në Tetovë thonë se janë të njoftuar me situatën e rrugës së bllokuar që të çon drejt Kodrës së Diellit.
Nga QRMK-Tetovë për rrëmujën fajësojnë qytetarët që në këtë rrugë janë nisur me goma të verës, ndërsa theksojnë se rruga është e pastruar.
“QRMK-Tetovë njofton se kanë kontaktuar S.P. “Kodra e Diellit”, ankuesin dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”. Ata kanë raportuar se veturat në Kodër të Diellit nuk janë bllokuar si pasojë e rrugëve të papastruara, por për shkak të qytetarëve të pakujdesshëm që kanë shkuar me goma verore drejt Kodrës së Diellit.
Rruga është e kalueshme, dy automjete janë duke e pastruar. Problemet krijohen nga njerëzit. Automjetet me goma dimërore lëvizin në rrugë pa asnjë problem. Në vendngjarje ndodhet patrulla e SP Kodra e Diellit”, thonë nga QRMK, duke shtuar se mund të krijohet tollovi edhe më vonë, gjatë periudhës kur veturat do të kthehen nga Kodra e Diellit për në Tetovë.