Grubi përgënjeshtron Fetain për incidentin me flamujt në Maqedoni

Maqedonia

Grubi përgënjeshtron Fetain për incidentin me flamujt në Maqedoni

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 16:57
Ish-ministri Artan Grubi

Ish-ministri Artan Grubi, ka përgënjeshtruar deklaratat e Arben Fetait nga VLEN, se njerëz të afërt me BDI-në janë të përfshirë në incidentet që ndodhën më 28 nëntor.

Grubi shkruan se VLEN është në qeveri nga mëshira e OBRM-PDUKM-së dhe për deklaratat e thëna sot nga Fetai pret kërkimfalje, ose do të paditet.

Reagimi i plotë:

Ju nuk keni takat! As dije, e as guxim, por me më rendësi se çdo gjë, nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën tuaj për tu nënshtruar dhe për t’ju shërbyer.

Unë dënoj dhunën dhe djegien e flamujve, ashtu siç dënoj edhe nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësinë selektive monoetnike si dhe demantoj në formën më të ashpër të mundshme çdo ndërlidhje timen monstruoze dhe propaganduese me ngjarjet e 28 nëntorit.

Turpin që ia keni sjell vetës dhe familjeve tuaja nuk ua mbulon asnjë shpifje, prandaj, në përputhje me ligjin, pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis që tia zbuloj gënjeshtrat, të cilat i kanë përditshmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat