Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me prostitucion.
Vajzat, sipas njoftimit të MPB-së, kanë qenë të akomoduar në Shkup kurse çmimi për shërbimet ka qenë nga 150 deri 800 euro.
Policia ka njoftuar se janë ndaluar katër persona; D.J.N.M (34), M.M (57), S.D (47) dhe N.M (32), i cili dyshohet për larje parash.
Sipas njoftimeve të deritashme të policisë, nga dhjetori 2023, e dyshuara e parë, shtetasja e Brazilit, bashkë me dy shtetas të RMV-së, të ndihmuar nga persona të paidentifikuar nga Portugalia, kanë organizuar rekrutimin dhe akomodimin e vajzave nga Brazili në Shkup, për të kryer prostitucion. Ata kanë ofruar shërbime seksuale për klientët përmes ueb-faqes ndërkombëtare për escort-vajza.
“E dyshuara e parë ka kontrolluar profilet e vajzave, ka organizuar kontakte me klientë dhe ka konstatuar çmimin për shërbimet seksuale, që ka lëvizur nga 150 deri 800 euro. Për rolin e saj në operacion ka marrë 30% të fitimit të vajzave. Një pjesë të parave, në këtë mënyrë, janë paguar përmes transfereve elektronike në Portugali dhe Brazil. Krahas kësaj, i dyshuari I dytë ka organizuar logjistikën, kurse I dyshuari I tretë kanë kryer transaksione të parave përmes metodave të ndryshme. I dyshuari I katërt ka qenë shfrytëzues I shërbimeve seksuale dhe ka ndihmuar në fshehjen e burimit të parave” – thuhet në komunikatën e MPB-së.
Në kuadër të aksionit, janë kryer 5 bastisje në Shkup dhe Kumanovë, ku janë gjetur dhe konfiskuar celularë, laptopë, revole, para dhe dokumentacione, që sipas MPB-së, do të ndihmojnë në hetimet e mëtutjeshme për rastin.