Të gjithë banorët e fshatit Leunovë të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin të bllokuar stuhia e borës janë evakuuar.
Edhe vizitorët e një hoteli në Mavrovë, të cilët gjithashtu mbetën të ngujuar si pasojë e bllokimit të rrugëve, janë evakuuar. Autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve.
Ndërkaq, komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte të dimrit por pa probleme të theksuara. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë Perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi. Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese ka në zonën malore Mavrovë.
Në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda në drejtim të fshatit Lisec, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.