Bislimovski: Nuk pres që të rritet çmimi i energjisë elektrike

Maqedonia

Bislimovski: Nuk pres që të rritet çmimi i energjisë elektrike

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 12:51
Marko Bislimoski

Pjesa që është më e rëndësishmja dhe vlen për amvisëritë dhe për shumicën e konsumatorëve të vegjël, në pjesën e tarifës së rrjetit, si dhe të transmetimit dhe shpërndarjes kemi një ulje prej 7%, tha kryetari KRRE-së, Marko Bislimoski për ofertat me çmimin me të cilin furnizohet furnizuesi universal dhe rreth formimit të çmimit të ri të energjisë elektrike që duhet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Për sa i përket çmimeve mesatare, çmimi i transmisionit të energjisë elektrike në MEPSO rritet për 5.68%, ku ndikimi në çmimin përfundimtar është 4%. Çmimi i shpërndarjes ulet me 5.52%, dhe ndikimi në çmimin përfundimtar është 33%. Çmimi i operatorit të tregut rritet me 19.8%, ku ndikimi është shumë i vogël dhe arrin në vetëm 0.19%.

Bislimovski thotë se nuk pret që të rritet çmimi i energjisë elektrike tek amvisëritë, gjegjësisht nuk pret që të jetë më shumë se 1%.

Një pjesë e tarifës së rrjetit që paguajnë amvisëritë dhe 90% e konsumatorëve të vegjël ulet me 7%. Pas marrjes së këtyre vendimeve, EVN Home si furnizues universal i KRRE-së do të dorëzojë për kontroll çmimet për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat