Prokurori Xhelal Bajrami, nga Prokuroria Publike e Republikës, thotë se nuk ka dyshime se kush i ka djegur veturën.
“Unë nuk dyshoj për askënd dhe as nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga askush. Pres që shumë shpejt autori apo autorët të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka thënë Bajrami për “Fokus”.
Mbrëmë në Kumanovë i është djegur vetura e prokurorit Xhelal Bajrami. Përveç veturës së tij, mbrëmë i është djegur vetura dhe dyqani i këshilltarit në komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi nga BDI.
Në vitin 2016, Bajrami është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Publike të Republikës. Ai më parë ka qenë ministër i Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme, nga radhët e BDI-së.