MPB njofton se është ndaluar një persona nga Kërçova për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë.
“Me datë 01.12.2024 në ora 16:20 në magjistralen Gjevgjeli – Demir Kapi, në afërsi të tuneleve Demir Kapi, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihailovë e kanë ndaluar A.S (28) nga Kërçova.
Gjatë kontrollit, në automjetin “Volvo” me të cilin ai drejtonte u gjetën tre emigrantë dhe u konstatua se targat i përkisnin një automjeti “Mercedes”.
Emigrantët janë transportuar në Qendrën pranuese dhe transitore në Gazi Babë në Shkup, ndërsa automjeti është vendosur në zonën e Qendrës Rajonale Jugore për Çështje Kufitare për procedim të mëtutjeshëm.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB.