Në tremujorin e tretë në vend janë regjistruar 10.010 vende të lira të punës, numri më i madh 1.950 është regjistruar në shërbime dhe shitje, njofton sot Enti Shtetëror për Statistika.
Në grupin e profesionistëve dhe shkencëtarëve janë regjistruar 1909 vende të lira pune, pasuar nga profesionet elementare-1781, profesionet për punë joindustriale në prodhim-1313, operatorë dhe montues makinash dhe impiantesh-1114, teknikë dhe profesione të ngjashme-1,001.
Në grupin e zyrtarëve shtetërorë, nëpunësve kryesorë civilë, diplomatë dhe drejtorë kishte 33 vende të lira pune, 28 në profesione ushtarake, 15 në punëtorë profesionistë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti.
Siç njofton ESHS, në tremujorin e tretë të këtij viti shkalla e vendeve të lira të punës ishte 2.02 për qind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.44 për qind është në sektorin e Objekteve të Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Administratës Publike dhe Mbrojtjes; sigurimet shoqërore të detyrueshme, që janë 0.11 për qind.
Subjektet afariste, me numrin e të punësuarve nga 10 në 49, kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila është 3.06 për qind.