Sheval Muaremi, udhëheqësi i një grupi kriminal, për të cilin policia ka lëshuar urdhër-arrest, jeton dhe punon në Dubai.
Ai në një bisedë për “Kod” tha se është i pafajshëm, se punon në një kompani kompjuteri atje dhe jeton në një vilë me një shok tjetër nga Shqipëria.
Ai nuk ka dashur të flasë para kamerave, por pretendon se është i pafajshëm dhe se ka qenë jashtë vendit për gjashtë muaj para se prokuroria të lëshonte urdhër për të.
Ai atje tashmë ka letërnjoftim që e ka nxjerrë në vitin 2021 dhe e cila ka qenë e vlefshme për dy vjet, ndërsa tani ka një të re me afat pesëvjeçar.
Ndryshe, në korrik të këtij viti, pesë anëtarë të grupit u akuzuan për tregti me kokainë dhe vrasje të dyfishtë. Si udhëheqës i grupit u cilësua Sheval Muaremi, i cili është shpallur në kërkim dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar.